Në Shqipëri ekziston një hendek i madh ndërmjet asaj që të rinjtë mësojnë në shkollë dhe aftësive praktike që kërkojnë ekonomia, prodhimi dhe industritë krijuese Shqipëria ka tradita të pasura në punimin e tekstilit, lëkurës, gurit, drurit dhe metaleve, por shumë prej këtyre aftësive po humbasin sepse nuk transmetohen përmes një sistemi të organizuar. Shqipërisë i duhet një sistem që e lidh arsimin me një spektër shumë më të gjerë profesionesh: - punimin e lëkurës dhe prodhimin e artikujve të luksit - punimin e gurit, drurit, qeramikës dhe metaleve - argjendari, bizhuteri dhe restaurim objektesh - rrobaqepësi, qëndisje, tekstile dhe kostumografi - fotografi, montazh, ndriçim dhe produksion filmik - skenografi, animacion, dizajn grafik dhe efekte vizuale - gastronomi, pastiçeri dhe përpunim ushqimor - arkitekturë peizazhi, restaurim dhe ruajtje të trashëgimisë - teknologji, mekatronikë, energji dhe prodhim digjital
Anonim53 · 23.06.2026

