←Të gjitha idetë1 zgjidhje
KushtetutaAnonim59 · 24.06.2026
Referendumi i Revokimit të Institucioneve Kushtetuese
Problemi
Në sistemin aktual kushtetues të Shqipërisë, qytetarët zgjedhin përfaqësuesit ose institucionet përmes zgjedhjeve, por nuk kanë një mekanizëm të drejtpërdrejtë për të tërhequr besimin ndaj tyre gjatë mandatit, edhe nëse ato humbasin mbështetjen publike ose dështojnë të përmbushin detyrat e tyre.
Kjo krijon një boshllëk në llogaridhënien demokratike: institucionet mund të vazhdojnë mandatin deri në fund, pavarësisht humbjes së besimit të qytetarëve, përveç rasteve kur shkarkohen nga organet kushtetuese sipas procedurave të parashikuara.
Ky problem prek:
qytetarët, të cilët kanë ndikim të kufizuar midis zgjedhjeve;
institucionet e zgjedhura me mandat të rregullt, të cilat nuk përballen me një mekanizëm të drejtpërdrejtë të përgjegjshmërisë ndaj sovranit;
vetë sistemin demokratik, pasi mungesa e një "valvule" demokratike mund të rrisë mosbesimin ndaj institucioneve dhe të shtojë tensionet politike.
Voto këtë ide
2 / 1.000 votaEdhe 998 për mbështetje
Maks. 25 vota në ditë (ide + zgjidhje + komente) · një votë për artikull
Përgjigjet e komunitetit
Zgjidhjet e propozuara
Zgjidhja e autorit
Referendumi për revokimin (recall) të Kuvendit ose të një institucioni kushtetues mund të kërkohet nga jo më pak se 2% e zgjedhësve të regjistruar, me firma të shpërndara në të paktën gjysmën e qarqeve të vendit. Nëse referendumi miratohet sipas pragjeve kushtetuese, revokimi hyn në fuqi menjëherë dhe fillojnë procedurat për zgjedhje ose emërim të ri.
Anonim59 · 24.06.2026
Autori ka dhënë tashmë një zgjidhje · 50 vota neto nuk e zëvendësojnë dot atë
