Sheshi po tregon qartësisht pakënaqësi me :
1/tërësinë e klasave politike.
2/kohëzgjatjen e qeverisjes se kryeministrit.
3/intensitetin e pushtetit te kryeminsitrit. (i vetmi institucion me votë te drejtpërdrejt elektorati)
4/ mungesën e kontrollit dhe ekuilibrimit të pushtetit te kryeministrit. (checks & balances)
5/influencën (në mos uzurpimin) e kryeministrit mbi sistemin gjyqësor.
6/influencën mbi mediat.
Kontekst:
Shqipëria ka zgjedh prej 1991:
Sistem qeverisës : Republik Parlamentare.
Pra, Me përfaqësueshmeri, dhe pushtet legjislativ e egzekutiv nga Parlamenti, dhe Institucione sipas kushtetutës.
Vendimarrja : Demokrafi Liberale.
Pra, Vendimarrje me votim pluralist (ugjedhje, parti) me parim shumice vote, dhe respekt të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
Qeverisja është lojë rolesh, në nivel shtetëror.
Lojtarët veprojnë sipas interesave te tyre.
Lojtarët vënë re mungesa në kontrolle pushtetesh, pas njëfarë kohe.
Secili lojtar përpiqet të uzurpoj pushtetin.
Kjo, duke ndërhyrë në, kryesisht: ekuilibrin e pushteteve institucionale, devijim e rregullave zgjedhore, kufizimin e lirive.
Kur loja luhet mjaftueshëm gjatë, 1 lojtar mbivendoset.
Demokracia liberale cënohet.
Rithemelim,
Per tiu rikthyer Republikës Parlamentare, si Demokraci Liberale.
Franca, 5 republika demokratike ne 230 vjet shtet.
Greqia, 3 Republika Demokratike ne 205 vjet shtet.
Shqipëria, 1, ne 114 vjet shtet.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2.0
EK, Qytetar i Sarandës. · 25.06.2026
2 / 1.000 votaEdhe 998 për mbështetje